Projekti “Trajnimi Rajonal pë Zhvillimin e Aftësive për Punësim” (RED-T) ofron trajnim profesional për 130 kandidatë të papunë, me arsim fillestar, nga komuna e Gjilanit, Vitisë, Hanit tw Elezit, dhe Kaçanikut. Projekti RED-T financohet nga USAID Empower Private Sector Kosovë në partneritet me Sida – Styrelsen för Internationellt Utvecklingssamarbete dhe implementohet nga RIT Kosovo (A.U.K). Qëllimi I projektit është të pajisë pjesëmarrësit me aftësitë e nevojshme të buta dhe teknike për të ju mundësuar tranzicion më të lehtë në tregun e punës duke rritur mundësinë e tyre për punësim.

Pas përfundimit të suksesshëm të këtij trajnimi, kandidatët do të përgatiten të fillojnë ose një karrierë në sektorin e TIK në bizneset që ofrojnë shërbimin e tyre në Kosovë ose në Qendrat e Thirrjeve, të cilat i transferojnë shërbimet e tyre për kompani jashtë vendit.