fit

Një studim për gratë aktive në sektorin e TIK, i publikuar nga DG CONNECT në tetor 2013, tregoi se vetëm 30% e rreth 7 milion njerëzve që punojnë në sektorin e informacionit dhe komunikimit janë gra.  Ato janë të nën-përfaqësuara në të gjitha nivelet e sektorit të TIK, posaçërisht në pozita vendimmarrëse. Për më tepër, gratë e KE aktive në sektorin e TIK kanë raportuar se nga 1,000 gra në BE me diplomë, vetëm 29 kanë specializim në TIK, krahasuar me 95 për burrat, dhe vetëm katër në 1,000 do të punojnë në sektorin e TIK.

Sipas Analizave të Hendekut të Shkathtësive të kryera nga Shoqata e Kompanive të TIK-ut në Kosovë (STIKK) dhe mbështetur nga Projekti EYE, vetëm 20% e personave të punësuar në këtë sektor janë gra. Kjo është ndjeshëm nën atë që aktualisht konsiderohet ulët në BE.

Në AUK, në Institutin e Trajnimeve dhe Zhvillimit, situata është e njëjtë. Nga mbi 4 mijë kandidatë të trajnuar në kurset e TIK, vetëm 13% janë gra.

Disa nga faktorët që mund të parandalojnë përfshirjen e grave në sektorin e TIK në Kosovë janë stereotipet kulturore, barrierat e brendshme, mungesa e mjeteve financiare, qasja në arsim, etj. Gjersa sektori i TIK-ut po zhvillohet dita ditës dhe kërkesa për kapacitete të burimeve njerëzore po rritet, ka shumë hapësirë për përmirësim në përfshirjen e grave në sektorin e TIK, dhe sidomos të rinjve që janë në procesin e zgjedhjes së karrierave të tyre. AUK – Instituti për Trajnime dhe Zhvillim në bashkëpunim me projektin EYE janë duke zbatuar një projekt që do të përmirësojë situatën aktuale duke ofruar trajnime dhe certifikime në institutin e AUK për Trajnime dhe Zhvillim. Projekti do të mbulojë trajnimin, certifikimin, zhvillimin e aftësive të buta dhe vendosjen e praktikave të TIK për deri në 50 pjesëmarrës nga ky grup i margjinalizuar: Gratë. Qëllimi i programit është të ndryshojë paradigmën sociale duke frymëzuar dhe krijuar modele shembuj të grave në TIK, tashmë të angazhuara në industrinë e TIK. Më vonë gjatë projektit do të organizojmë Ditën e Gruas në TIK, konferencë kjo që paraqet përfitimet e profesionit për vajzat e reja që janë ende të papërcaktuara për karrierën e tyre të ardhshme.

Ofrimi i kompanive të TIK-ut me punonjës potencialë të gatshëm për tu përshtatur me profilin vijues të punës TIK:

Teknik i Mbështetjes për Desktop

Kurset e ofruara për profilin Teknik i Mbështetjes për Desktop janë si në vijim:
ECDL – European Computer Driver’s License
Bazat e sistemit operativ Windows
Bazat e administrimit të serverit Windows
Bazat e sigurisë
Bazat e TI: Harduer dhe softuer për PC
CCNA 1: Hyrje në rrjete
CCNA 2:  Bazat e routing dhe switching
Gjuhë angleze niveli fillestar dhe i mesëm
Hartim i rezumesë, intervista, shkathtësi prezantimi, etj.

Administrator Sistemi & Rrjeti

Kurset e ofruara për Administrator Sistemi dhe Rrjeti janë si në vijim:
CCNA 1: Hyrje në rrjete
CCNA 2: Baza e routing dhe switching
CCNA 3: Zbatimi i Rrjetit në model më të madh
CCNA 4:  Lidhja e Rrjetit
Konfigurimi i Windows 8
Instalimi dhe Konfigurimi i Windows Server 2012
Administrimi i Windows Server 2012
Konfigurimi i Avancuar i Windows Server 2012
Gjuhë Angleze nivel Fillestar dhe i Mesëm
Shkrimi i CV-së, Intervista, Shkathtësi prezantimi, etj.

Zhvillimi i Softuerit dhe Aplikacioneve

Kurset e ofruara për Zhvillim Softueri dhe Aplikacioni janë si në vijim:
Hyrje në programim
Bazat e Zhvillimit të Softuerit
Bazat e .NET
Bazat e Zhvillimit Mobil
C++ Certified Associate programmer
C++ Certified Professional Programmer
Java Fundamentals për Android TM
Gjuhë Angleze nivel Fillestar dhe i Mesëm
Shkrim i CV-së, Intervista, Shkathtësi prezantimi, etj.