Trajnimi I cili ofrohet si pjesë e këtij projekti përfshinë 2 module: Modulin e edukimit të përgjithshëm, me fokus në zhvillimin e aftësive të buta (Aftësitë e Komunikimit, Zhvillimi Personal dhe Marketing, Aftësitë e Menaxhimit, Mendimi Kritik, Shitjet dhe Kujdesi ndaj Klientit, Bazat e ECDL); dhe Modulin profesional (Web& Mobile Development dhe Aftësi të Gjuhës Gjermane).

Paketat e trajnimit që do të mbahet në Kaçanik / Han të Elezit, Viti dhe Gjilan do të zgjat rreth pesë muaj (146 orë trajnimi). Tabela më poshtë përmban informata të kurseve që do të ofrohen si pjesë e këtij progami:

 

Moduli 1: KURSE TË TRAJNIMIT TË PËRGJITHSHËM ORËT E TRAJNIMIT
Të gjithë 130 aplikantët
  • Aftësite e buta (Aftësitë e Komunikimit / Zhvillimi Personal dhe Marketing / Aftësitë e Menaxhimit, Mendimi Kritik)
Gjithsej 56 orë mësimore në klasë
  • Shitjet dhe Kujdesi ndaj Klientit
  • Modulet bazë ECDL
Moduli 2: KURSE PROFESIONALE TRAINING HRS
65 aplikantë 65 aplikantë 90 orë trajnimi secila
2.1 Bazat e Web dhe Mobile Development 2.2 Profili i gjuhës
Gjermanisht për Qendrat e Thirrjeve Simulimi i Thirrjeve dhe Trajnimi i Intervistave të Punës
  • Kursi në gjuhën angleze
  • Hyrje në programimin Java
  • Hyrje në zhvillimin e Web-it(HTML5, CSS3, JavaScript)

Të gjithë 130 pjesëmarrësit do të marrin pjesë në modulin e Edukimit të Përgjithshëm i cili do të ofrohet në gjuhën shqipe. Pas përfundimit të programit mësimor të përgjithshëm, kandidatët do të ndahen në dy grupe në bazë të preferencës së tyre. Një grup do të marrë pjesë në Bazat e Web-it dhe Mobile Development në gjuhën angleze. Grupi tjetër do të marrë pjesë në profilin e gjuhës gjermane që do të ligjërohet në gjuhën gjermane.

Në mënyrë që trajnimi të jetë më i përshtatshëm për kandidatë, tajnimet do të mbahen në Gjilan, Viti dhe Kaçanik. Kandidatët nga komuna e Hanit të Elezit do të mbajnë trajnimin në Kacanik.