Instituti për Trajnim dhe Zhvillim i AUK është departament për arsimit të vazhdueshëm i RIT Kosovë (AUK) që është i dedikuar të luajë rol aktiv në rindërtimin dhe transformimin e vazhdueshëm të Kosovës, duke ndihmuar avancimin e shoqërisë kosovare drejt një shoqërie konkurruese përmes zhvillimit profesional të individëve, avancimit të metodave të mësimit dhe përmbajtjes, mbështetjes së biznesit, lidhjes së ekspertizës universitare me komunitetin e biznesit dhe certifikimin e aftësive me standarde të njohura ndërkombëtare.

Si prijës në regjion sa i përket ofrimit të trajnimeve, Instituti vepron si portë e hapur përmes së cilës populli i Kosovës mund të ketë qasje në një sërë sistemesh që bazohen në njohuri të klasit botëror. Këto programe mësimore, që zbatohen në të gjithë sektorët e biznesit, arsimor, qeveritar dhe jofitimprurës të shoqërisë sonë, do t’u mundësojnë kosovarëve të marrin iniciativën në formimin e shoqërisë sonë në një motor të klasit botëror të zhvillimit dhe ndërmarrjes.

Deklarata e misionit:

Instituti për Trajnim dhe Zhvillim i AUK është i përkushtuar të ndihmojë avancimin e shoqërisë kosovare drejt një shoqërie konkurruese, përmes zhvillimit profesional të individëve, avancimit të metodave dhe përmbajtjeve mësimore, mbështetjes së biznesit, lidhjes së ekspertizës universitare me komunitetin e biznesit dhe certifikimit të aftësive me standarde të njohura ndërkombëtarisht.

Trajnoni me ne

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Qasja jonë

Ne përshpejtojmë mësimin tuaj.  Gjithkush ka teknikat e preferuara të të mësuarit të cilat ne i prezantojmë në trajnimin tonë në mënyrë që t’ju ndihmuar të përparoni në mënyrë të natyrshme dhe të shpejtë.  Ne inkurajojmë ndërveprimin dhe bashkëpunimin, meqë sa më shumë që të jeni të përfshirë, aq më pozitiv është rezultati.  Ne gjithashtu mbajmë kurset të llojllojshme dhe e vëjmë të mësuarit tuaj në kontekst në mënyrë që t’ju japim një përvojë të këndshme, të suksesshme dhe të kënaqshme.  Më shumë se 80% e pjesëmarrësve të kurseve tona thonë se e rekomandojnë AUK TDI si ofrues trajnimi.  Këtu janë disa nga arsyet që kanë dhënë ata:

  1. Përvoja dhe përshirja e gjerë e trajnimit
  2. Instruktorët profesionalë
  3. Cilësia e materialeve të kursit
  4. Mbështetja administrative