
Zhvillim Aplikacionesh për Android™
Rritja shpërthyese e aplikacioneve Android™ kohëve të fundit ka krijuar një bum në kërkesën për zhvillues. Ka zhvillues, por si mund t’i vlerësojnë punëdhënësit kompetencat e tyre? Si mund ta njohin me të vërtetë meritën për mundësinë për të marrë përgjegjësi për aplikacionet e tyre? Nga kjo perspektivë, Android ATC është i vendosur për të dizajnuar kurse zyrtare dhe teste vlerësimi për të krijuar dëshmi për kompetencat e zhvilluesve dhe për të krijuar kritere për punëdhënësit që t’i vlerësojnë njerëzit. Ky është kurs 30-orësh që siguron njohuri dhe aftësi të kërkuara për të hartuar dhe ndërtuar një aplikacion të plotë Android™. Ai mbulon trajnim të zgjeruar mbi komponentët kryesorë të Android API dhe ndërveprimet e saj. Ky kurs është hartuar për provimin AND-401 – Zhvillimi i Aplikacioneve Android.
Objektivat
Pas përfundimit të këtij kursi, studentët do të jenë në gjendje t’i përmbushin këto objektiva të përgjithshme:
- Dizajnimi dhe ndërtimi i një aplikacioni të plotë Android;
- Debug dhe mirëmbajtje e aplikacioneve Android duke përdorur mjete të ndryshme dhe plugins;
- Të kuptojnë plotësisht ciklin e jetës së një aplikacioni Android dhe komponentëve kryesorë të tij;
- Të përdorin burime të jashtme, dosje manifestimi, synime dhe adapterë;
- Të kuptojnë dhe përdorin të gjitha teknikat e deponimit të vazhdueshëm Android: preferencat, dosjet, bazat e të dhënave dhe ofruesit e përmbajtjes;
- Të përdorin teknika të përpunimit background të Android.
Pasqyrë
Kursi përmban këto komponente:
- Mësimi 1: Hello Android Framework
- Mësimi 2: Android SDK Tools dhe Activity Class
- Mësimi 3: ListActivity dhe ListView
- Mësimi 4: Intents dhe Intent Filters
- Mësimi 5: Pamet e personalizuara
- Mësimi 6: Dialogs dhe Toasts
- Mësimi 7: More UI – Meny e opsioneve, meny e kontekstit dhe WebView
- Mësimi 8: Deponia e Android: Network, File I/O, dhe SharedPreferences
- Mësimi 9: Deponia e Android: SQLite dhe ofruesit e përmbajtjes
- Mësimi 10: Njoftimet e Android
Audienca
Për eksperiencën më të mirë të të mësuarit dhe një fillim të shpejtë me këtë kurs, praktikantët kërkohet të kenë njohuri adekuate për përmbajtjen e “Bazat e Java për Zhvillimin e Android”. Njohuria dhe përvoja e mëparshme në çdo gjuhë programimi konsiderohet e mjaftueshme.
Orari
Ky kurs ofrohet në 30 orë mësimore të trajnimit.
Orët zakonisht mbahen tri herë në javë në seanca prej dy orësh. Janë dy kombinime të mundshme të ditës: E Hënë – E Mërkurë – E Premte ose E Martë – E Enjte – E Shtunë.
Certifikatat e asocuara
AND- 401 – Zhvillimi i Aplikacionit Android
Pyetjet e këtij provimi bazohen në përmbajtjen e kursit “Zhvillimi i Aplikacioneve Android”. Për të parë një pasqyrë të kursit, ju lutemi vizitoni këtë link: AND-401 pasqyrë e kursit .
Për të qenë zhvillues i certifikuar i aplikacioneve Android (dhe për të marrë këtë certifikatë dhe ID të zhvilluesit të certifikuar të aplikacionit Android), duhet të kaloni provimin e zhvillimit të aplikacionit Android. Pas përfundimit të këtij provimi me notë kaluese, do të pranoni certifikatën “Zhvillues i Certifikuar i Aplikacioneve Android” me postë bashkë me ID, jo më vonë se 4 javë nga data e provimit.
Për më shumë informata mbi informacionin e certifikimit, vizitoni Qendrën tonë të Testimit.
Kursi | Çmimi | Fatura |
AndroidZhvillim Aplikacionesh për Android™ | 198.00 € | Shkarko |