TOEFL® iBT Preparatory Boot camp

Ky kurs është dizajnuar që t’i ndihmojë studentët që të arrijnë rezultate të mira në TOEFL® në Internet, duke përdorur aftësitë gjuhësore akademike dhe strategjitë për marrjen e testeve. Praktikimi i kuptimit të dëgjimit, strukturës, shprehjes me shkrim dhe aftësive të të kuptuarit të leximit që janë të përshtatshme për folësit joburimorë të anglishtes, për t’u përgatitur për Testin e Anglishtes si Gjuhë të Huaj – TOEFL, për të vazhduar studimet e tyre në nivele të përparuara.

Objektivat

Pas përfundimit të këtij kursi, studentët do të jenë në gjendje t’i përmbushin këto objektiva të përgjithshme:

  • Përgatitje për provimin TOEFL® iBT;
  • Zhvillim i mëtejmë i aftësive të tyre për të dëgjuar dhe kuptuar, folur, lexuar dhe shkruar në anglisht;
  • Mësim dhe kuptim i teknikave të ndryshme që kërkohen për të arritur rezultat më të lartë në provim;
  • Përmirësimi i rezultateve të provimit TOEFL.

Pasqyrë

Kursi përfshin komponentët e mëposhtëm:

  • Njohja e llojeve të veçanta të pyetjeve të leximit dhe dëgjimit
  • Identifikimi i gabimeve të rëndomta për secilin lloj pyetjeje të leximit dhe dëgjimit
  • Marrja e shënimeve efektive mbi leximin dhe dëgjimin e pasazheve
  • Kuptimi dhe praktika e përgjigjes për secilin lloj të detyrës së të folurit dhe shkrimit
  • Përdorimi i shablloneve për të organizuar dhe përgjigjur në mënyrë efektive çdo detyre në të folur dhe të shkruar.
  • Vlerësimi i përgjigjeve në të folur dhe të shkruar duke përdorur listat kontrolluese të notimit
  • Monitorimi dhe përdorimi i kohës në mënyrë efektive në të gjitha pjesët e TOEFL iBT
  • Përmirësimi i aftësive të rëndësishme TOEFL iBT dhe gjuhës angleze
  • Ushtrime dke u përgjigjur në pyetje mostër në të lexuar dhe shkrim
  • Ushtrime duke iu përgjigjur pyetjeve në të folur dhe të shkruar

Audienca

Ky është kurs publik. Ofrohet për të gjithë të interesuarit që t’i avancojnë aftësitë e tyre të njohurive në anglisht, dhe më saktë për ata që synojnë të hyjnë në testin TOEFL®. Ky kurs, në radhë të parë, është për studentët që kanë për qëllim arritjen e pranimit në universitetet në rajon dhe SHBA. Është projektuar për studentët me nivel të lartë të mesëm të njohurisë së gjuhës angleze.

Orari

Ky kurs ofrohet në 60 orë mësimore të trajnimit.

Orët zakonisht mbahen tri herë në javë në seanca prej dy orësh. Janë dy kombinime të mundshme të ditës: E Hënë – E Mërkurë – E Premte ose E Martë – E Enjte – E Shtunë.

Certifikatat e asocuara

Testimi i TOEFL iBT®, i administruar nëpërmjet internetit, është pjesë e rëndësishme e udhëtimit tuaj për të studiuar në një vend anglishtfolës. Përveç testit, programi ETSTOEFL® ofron mjete dhe udhëzues për t’ju ndihmuar të përgatiteni për testimin dhe të përmirësoni aftësitë tuaja në gjuhën angleze. Më shumë se 9,000 kolegje, agjenci dhe institucione të tjera në mbi 130 vende pranojnë rezultatet e TOEFL.

Për më shumë informata për certifikimet CISCO, vizitoni. www.ets.org or our Testing Center.

Trjnimi Çmimi Fatura
Vetëm trajnimi 299.00 €
Libri zyrtar 40.00 €
GJITHSEJ Shkarko 

Për klasat dhe oraret e ardhshme, ju lutem klikoni këtu.

Registration for : TOEFL® iBT Preparatory Boot camp

[contact-form-7 404 "Not Found"]
Apliko Tani

Share This Course