Menaxhimi i Projektit

Në kursin “Menaxhimi i projektit të TI” do të jeni në gjendje të pajiseni me aftësitë e nevojshme për menaxhimin e suksesshëm të projekteve në sektorin e IT. Trajnimi trajton të gjitha fushat e menaxhimit të projekteve të teknologjisë së informacionit që nga hardueri, softueri, rrjetet dhe telekomunikacioni, deri te integrimi i sistemeve dhe burimet njerëzore.

Për më tepër, ky trajnim udhëzon menaxherin e projektit dhe ekipin e projektit gjatë secilës fazë të ciklit jetësor të projektit, gjë që ndihmon në fitimin e njohurive bazë dhe përvojës mbi teknikat dhe mjetet për menaxhimin e të gjitha fazave të projektit.

Gjithashtu, do të mësoni teknika për përcaktimin dhe plotësimin e nevojave të klientëve, përcaktimin e qëllimeve që lidhen me nevojat e të gjithë aktorëve, menaxhimin e ekipit të projektit dhe përdorimin e duhur të mjeteve për menaxhimin e projektit dhe përfundimin e projektit me sukses, në kohë dhe brenda buxhetit.

Ky trajnim do t’ju ndihmojë të merrni njohuritë e nevojshme për të menaxhuar projektet e teknologjisë së informacionit të të gjitha madhësive.

Objektivat

Pas përfundimit të kursit, do të mësoni për gjërat si më poshtë:

  • Identifikimi i nevojës për inicimin e projektit;
  • Inicimi i projektit;
  • Mirëmbajtja dhe kontrolli i projekteve të teknologjisë së informacionit nëpërmjet teknikave të aplikuara në nivel global;
  • Sistemet e cilësisë në kohë dhe ofertat buxhetore;
  • Planifikimi dhe marrja e masave për ndryshimet e papritura dhe rreziqet potenciale;
  • Buxhetimi efektiv i projektit;
  • Menaxhimi i konflikteve të ekipeve dhe klientëve;
  • Përdorimi i mjeteve teknologjike për menaxhimin profesional të projekteve;
  • Mirëmbajtja dhe menaxhimi i marrëdhënieve të klientit.

Pasqyrë

  • Mjetet dhe teknikat e nevojshme për menaxhimin e projekteve
    • “Frameworks” – Udhëzuesi dhe terminologjia e nevojshme – grupet e procesit dhe nëntë fushat e njohurive të njohura globalisht nga (PMBOK)
  • Udhëzimet e menaxhimit thelbësor të ekipit të projektit
    • Tranzicioni i pozitës punonjës/praktikant në menaxher të projektit
    • Kostot e menaxhimit të projektit
    • Lidershipi në mjedisin e teknologjisë së informacionit
  • Inicimi i projektit
    • Identifikimi i nevojave për zhvillim të projektit
    • Përkufizimi i nevojave të palëve të interesit
    • Krijimi i “Statutit të Projektit”
    • Krijimi i “Synimit të Projektit”
    • Krijimi i “Ekipit të Projektit”
  • Aktiviteti i përkufizimit të projektit
    • Krijimi dhe përshtatja e teknikave “Struktura e Ndarjes së Punës – Work Breakdown Structure” – WBS
    • Shembuj të WBS në Projektet e TI
    • Ushtrimi -Rast studimi: Krijimi i WBS për projekte individuale
  • Zhvillimi Dinamik i Kohës së Projektit
    • Vendosja e renditjes së aktivitetit (Sekuenca e Aktivitetit)
    • Matja e gjatësisë së aktivitetit
    • Ndarja e aktiviteteve dhe detyrave në ekip
  • Teknikat e Matjes së Progresit të Projektit
    • Konsideratat që duhet të bëhen gjatë aktiviteteve të matjes
    • Metodat për matjen e progresit të projektit
    • Procedurat e monitorimit dhe kontrollit
    • Procedurat e raportimit dhe llojet e raportimit
  • Aktivitetet e planifikuara të projektit
    • Proceset e planifikimit të grupit
    • Krijimi i bazës së projektit në performancë
  • IT Metodologjitë e planifikimit të projektit
    • Identifikimi i qasjeve të ndryshme në planifikimin e projektit IT: cikli jetësor i zhvillimit të sistemit kundrejt zhvillimit të shpejtë të aplikacioneve
  • Monitorimi dhe Kontrolli i Projektit
    • Raportimi i statusit të projektit, bazat e projektit, ndryshimi i identifikimit
    • Vlerësimi i performancës së projektit duke përdorur teknikat EVM – menaxhimi i vlerës së fituar
  • Mbyllja e Projektit
    • Mbyllja administrative dhe kontraktese
    • Kategorizimi sipas konkluzave të projekteve ose rezultateve, si: integrimi, kërkesat shtesë, migrimi, pastrimi i sistemit, etj.
  • Metodat dhe sistemet teknologjike për menaxhimin e projekteve të TI
    • Metodat Agile dhe Scrum
    • Microsoft Project Server
    • Menaxhimi i Marrëdhënieve me Klientin – CRM
    • Jira
    • Trello

Audienca

Ky trajnim u dedikohet individëve, punonjësve, menaxherëve dhe udhëheqësve në sektorin e teknologjisë së informacionit. Trajnimi është dizajnuar gjithashtu për anëtarët e ekipit të projektit, zhvilluesit, analistët e sistemeve dhe zyrtarët e projektit.

Orari

Realizimi i suksesshëm i trajnimit kërkon 16 orë mësimore të trajnimit.

Meqë shumica e kandidatëve janë duke profesionistë pune, ne zakonisht i realizojmë të gjitha orët të shtunave. Ky model trajnimi është propozuar për të lejuar kohë të mjaftueshme për pjesëmarrësit që të mësojnë, punojnë në grupe dhe t’i lexojnë materialet zyrtare.

Ligjëratat mbahen nga ora 9:00 deri në ora 17:00 në ndërtesën kryesore të AUK.

Trajnimi Çmimi Fatura
Menaxhimi i Projektit 198.00 € Shkarko 

Për klasat dhe oraret e ardhshme, ju lutem klikoni këtu.

Registration for : Menaxhimi i Projektit

[contact-form-7 404 "Not Found"]
Apliko Tani

Share This Course