Menaxhim dhe Lidership

Menaxherët efektivë kuptojnë se suksesi organizativ bazohet në më shumë se vetëm kontributin e individëve. Suksesi bazohet në menaxhimin efektiv të “ekipeve” që punojnë së bashku për t’i arritur qëllimet e përbashkëta. Njohja për mënyrën e ndërtimit, ndikimit dhe udhëheqjes së ekipeve mund të rritë performancën e biznesit për të tejkaluar qëllimet dhe objektivat. Hulumtoni përgjegjësitë, funksionet dhe aftësitë e kërkuara nga menaxherët sot. Njohuri për punësimin, trajnimin dhe udhëheqjen e ekipeve në mënyrë efektive dhe efikase. Përforconi punën në grup dhe moralin duke përdorur strategjitë e dëshmuara, planifikimin dhe strategjitë e vendosjes së qëllimeve. Identifikoni stilet e Lidershipit dhe mësoni t’i krijoni tuajat për të motivuar punonjësit dhe për të rritur produktivitetin e tyre. Zgjidhini problemet dhe analizoni dallimet duke përdorur mjete dhe teknika praktike të menaxhimit.

Objektivat

Zhvillimi i aftësive të Menaxhimit dhe Lidershipit, besimi dhe autoriteti mund të bëjnë ndryshim të vërtetë në një organizatë.
Udhëheqja është aftësi që shpesh është e vështirë për tu përcaktuar.
Çdo menaxher duhet të aplikojë rolin e lidershipit duke demonstruar sjellje që frymëzojnë punonjësit dhe kolegët. Pra, mund të ketë menaxherë që duhet të ndërmarrin hap përpara dhe të shkojnë përtej të qënit menaxherë të mirë apo të shkëlqyer, për t’u bërë udhëheqës frymëzues brenda biznesit.
Zhvillimi i Lidershipit mund të jetë kërkesa kryesore për të ndihmuar në përparimin e tërë kompanisë në një nivel tjetër. Gjatë këtij kursi, do të punoni me materiale studimore që shqyrtojnë mënyra të ndryshme të të kuptuarit të lidershipit. Kjo përfshin tiparet e lidershipit, stilet e preferuara të lidershipit dhe përputhjen e stileve të lidershipit sipas rrethanave. Pastaj vijon analiza e shkathtësive dhe aftësive të ndryshme të kërkuara nga liderët, duke ju mundësuar që t’i identifikoni ato që duhet të zhvilloni për të maksimizuar potencialin tuaj të lidershipit.

Pasqyrë

Kursi përfshin komponentët e mëposhtëm:

  • Pranimi i katër funksioneve të menaxhimit
  • Dallimi mes Liderit dhe Menaxherit: A mund të veproni si lider duke menduar si menaxher?
  • Dallimi mes efikasitetit dhe efektivitetit dhe rëndësia së tyre për performancën organizative
  • Shkathtësitë konceptuale, njerëzore dhe teknike
  • Llojet e menaxhimit dhe dallimi horizontal dhe vertikal mes tyre
  • 10 role që menaxherët kryejnë në organizatë
  • Aftësitë e nevojshme të lidershipit për menaxhimin efektiv të krizave
  • Punonjësit dhe fuqizimi i vetë-motivimit
  • Mjedisi i jashtëm dhe mjedisi i brendshëm
  • Kultura korporative dhe disa shembuj organizativë
  • Menaxhimi Strategjik, qëllimi dhe nivelet e tij
  • Lidershipi në një proces në ndryshim
  • Nga Menaxhimi në Lidership
  • Lidershipi Transformues kundrejt atij Transaksional
  • Menaxhimi dhe balancimi i konflikteve

Orari

Realizimi i suksesshëm i trajnimit kërkon 24 orë mësimore të trajnimit.

Meqë shumica e kandidatëve janë duke profesionistë pune, ne zakonisht i realizojmë të gjitha orët të shtunave. Ky model trajnimi është propozuar për të lejuar kohë të mjaftueshme për pjesëmarrësit që të mësojnë, punojnë në grupe dhe t’i lexojnë materialet zyrtare.

Ligjëratat mbahen nga ora 9:00 deri në ora 17:00 në ndërtesën kryesore të AUK.

Çmimi i rregullt i këtij trajnimi është 355.00 € duke përfshirë 24 orë trajnim, literaturë dhe certifikatë të lëshuar nga AUK-TDI.

ARTIKULLI ÇMIMI
Menaxhim & Lidership 355.00 €

Audienca

Kursi është më i përshtatshëm për menaxherët dhe ekzekutivët që duan t’i përmirësojnë dhe avancojnë shkathtësitë e tyre të lidershipit. Ndonëse nuk ka kërkesa formale akademike për këtë kurs, pritet që të eksperiencë në këtë fushë dhe supozohet një njohuri me temën.

Trajnimi Çmimi Fatura
Trajnim për Menaxhim dhe Lidership 355.00 €

 

Shkarko

Për klasat dhe oraret e ardhshme, ju lutem klikoni këtu.

Registration for : Menaxhim dhe Lidership

[contact-form-7 404 "Not Found"]
Apliko Tani

Share This Course