Marketingu Strategjik – Brendimi dhe komunikimi

Organizatat janë duke u bërë gjithnjë e më të vetëdijshëm se një nga pasuritë e tyre më të vlefshme për diferencimin, performancën më të mirë të tregut dhe kthimet financiare është brendi i lidhur me produktet dhe shërbimet e tyre. Të kuptuarit e koncepteve kryesore të brendimit si krijimi, komunikimi dhe menaxhimi i brendeve me kalimin e kohës është me vlerë për këdo që është pjesë e një organizate qoftë në departamentet e marketingut ose në atë plotësuese.

Objektivat

Pas përfundimit të këtij trajnimi, pjesëmarrësi do të jenë në gjendje t’i përmbush këto objektiva:

  • Mësoni mbi modelet më të suksesshme të kompanive globale dhe rajonale për të kuptuar arsyet prapa veprimeve të ndërmarra;
  • Mësoni mbi pjesën praktike të strategjive që janë zbatuar brenda konteksteve të caktuara dhe janë prezantuar përmes shembujve dhe studimeve të rasteve (Coca-Cola, Skoda, Swatch, BMW, Intel etj);
  • Mësoni mbi praktikat më të mira të komunikimit në varësi të kanaleve të përzgjedhura të cilat do të hulumtohen (me video dhe imazhe) dhe pastaj të diskutohen brenda grupit për të arritur një mesazh të përcaktuar dhe të komunikuar në mënyrë të saktë.

Pasqyrë

Kursi ndahet në dy shtylla kryesore, Brendim dhe Komunikim i Integruar i Marketingut.

Brendim

  • Roli i brendit
  • Planifikimi i brendit
  • Pozicionimi dhe diferencimi i brendit

Komunikimi i integruar i marketingut

  • Planifikimi mediatik
  • Sjellja e komunikimit
  • kanalet e komunikimit
  • Mesazhi kreativ – strategjia dhe ekzekutimi

Audienca

Ky kurs është i dedikuar për individët që punojnë në departamentin e marketingut ose komunikimit, agjensionet e komunikimit. Ata që janë në nivelin strategjik të një organizate dhe e shohin të rëndësishëm krijimin e një brendi të fortë dhe janë të gatshëm të dëgjojnë dhe diskutojnë trendet e reja në fushën e brendinmit dhe komunikimit.

Orari

Realizimi i suksesshëm i trajnimit kërkon 32 orë mësimore të trajnimit.

Meqë shumica e kandidatëve janë duke profesionistë pune, ne zakonisht i realizojmë të gjitha orët të shtunave. Ky model trajnimi është propozuar për të lejuar kohë të mjaftueshme për pjesëmarrësit që të mësojnë, punojnë në grupe dhe t’i lexojnë materialet zyrtare.

Ligjëratat mbahen nga ora 9:00 deri në ora 16:00 në ndërtesën kryesore të AUK.

Trajnimi Çmimi Fatura
Marketing Strategjik C & B 277.00 € Shkarko 

Për klasat dhe oraret e ardhshme, ju lutem klikoni këtu.

Registration for : Marketingu Strategjik – Brendimi dhe komunikimi

[contact-form-7 404 "Not Found"]
Apliko Tani

Share This Course