CCNP R&S 1: ROUTE (2.0)

ROUTE v2.0 përfshin përditësime të mëdha dhe ndjek një plan të përditësuar. Megjithatë, keni parasysh se ky kurs nuk i mbulon të gjitha pikat e listuara në plan. Disa tema të vjetra janë hequr ose thjeshtësuar, ndërsa disa tema të reja të IPv6 routing janë shtuar. Përmbajtja e kursit i është përshtatur lëshimit të softuerit Cisco IOS 15 dhe përfshin përmirësime teknike. Kursi gjithashtu prezanton një lloj të ri laboratori, të quajtur laboratorë “Discovery”.  Laboratorët “Discovery” janë laboratorë me udhëzime të instruktorit të përmes të cilit studentët eksplorojnë tema të reja në mënyrë interaktive. Të gjithë laboratorët janë zhvilluar vetëm si laboratorë virtualë.  Për ta fituar përjetimin e plotë të kursit, duhet t’i mbuloni të gjitha, përfshirë Hyrjen, Discovery Labs, Përmbledhjen si dhe Modulin Self-Check.

Përshkrimi

CCNP R&S1 – Route

Kursi Implementimi i Routing IP Cisco (ROUTE) v2.0 është kurs me udhëzim të instruktorëve, i cili siguron profesionistë që punojnë me rrjetet e mesme dhe të mëdha me aftësi dhe njohuri të nevojshme për të inkorporuar koncepte të avancuara të kurseve në implementimin e shkallëzueshmërisë për routerë Cisco që janë të lidhur me LAN dhe WAN.
Ky trajnim fuqizon mësimdhënien duke i mundësuar studentëve laboratorë praktikë për të siguruar se e kuptojnë në tërësi mënyrën e implementimit të routing të avancuar brenda rrjeteve të tyre.

Objektivat

Pas përfundimit të këtij kursi, studentët do të jenë në gjendje t’i përmbushin këto objektiva të përgjithshme:

  • T’i përkruajnë protokollet e routing, opsionet e ndryshme të lidhjes nga largësia dhe ndikimin e tyre në routing dhe implementim të RIPng;
  • Të konfigurojnë EIGRP në mjedisin IPv4 dhe IPv6;
  • Të konfigurojnë OSPF në mjedisin IPv4 dhe IPv6;
  • Të implementojnë rishpërndarje të routing duke përdorur mekanizma filtrimi;
  • Të implementojnë shtigje kontrolli duke përdorur routing të bazuar në politika dhe IP SLA;
  • Të implementojnë lidhje interneti për ndërmarrje;
  • Të sigurojnë routerë Cisco sipas praktikave më të mira dhe të konfigurojnë autentikim për protokollet e routing;

Pasqyrë

Kurset përmbajnë këto komponente:

  • Moduli 1: Konceptet bazike të rrjetit dhe routing
  • Moduli 2: Implementimi i EIGRP
  • Moduli 3: Implementimi i OSPF
  • Moduli 4: Konfigurimi i rishpërndarjes
  • Moduli 5: Implementimi i path control
  • Moduli 6: Lidhjes Internet për ndrmarrje
  • Moduli 7: Routerët dhe Forcimi i Protokollit të Routerëve

Audienca

CCNP Routing dhe Switching është projektuar për studentë kolegji dhe universiteti ose profesionistë të IT të cilët duan të avancojnë karrierën e tyre. Rrugët e mundshme të karrierës përfshijnë: inxhinier rrjeti, inxhinier sistemesh, inxhinier mbështetës rrjeti, administrator i rrjetit dhe integrues sistemi.

Orari

Ky kurs ofrohet në 98 orë mësimore të trajnimit.

Orët zakonisht mbahen tri herë në javë në seanca prej dy orësh. Janë dy kombinime të mundshme të ditës: E Hënë – E Mërkurë – E Premte ose E Martë – E Enjte – E Shtunë.

Parakushtet

Njohuritë dhe aftësitë që një student studentë duhet t’i ketë para se të ndjek këtë program mësimor janë si më poshtë:

  • Përshkrimi i bazave të rrjetit;
  • Krijimi i lidhjes me Internet dhe WAN (IPv4 dhe IPv6);
  • Menaxher i sigurisë së rrjetit të pajisjeve;
  • Operimi i një rrjeti të mesëm me switch të shumëfishtë, që mbështet VLAN, trunking si dhe spanning tree;
  • Zgjidhja e problemeve të lidhjes IP (IPv4 dhe IPv6);
  • Konfigurimi dhe zgjidhja e problemeve të EIGRP dhe OSPF (IPv4 dhe IPv6);
  • Konfigurimi i pajisjeve për qasje në SNMP, Syslog dhe NetFlow;
  • Menaxhimi i konfigurimeve të pajisjeve Cisco, imazheve dhe licencave Cisco IOS.
  • Është shumë e rekomandueshme që ky kurs të merret pas kurseve Cisco në vijim:
  • Ndërlidhja e Pajisjeve Cisco Networking v2.0, Pjesa 1 (ICND1 v2.0) dhe Pjesa 2 (ICND2 v2.0)
  • Ndërlidhja e pajisjeve të Cisco Networking: Versioni i përshpejtuar 2.0 (CCNAX v2.0)

Për më shumë informata për certifikimet CISCO, vizitoni. www.netacad.com/careers/certifications.

Për të rezervuar vend në provim, vizitoni Qendrën tonë të Testimit.

It is highly recommended that this course be taken after the following Cisco courses:

  • Interconnecting Cisco Networking Devices v2.0, Part 1 (ICND1 v2.0) and Part 2 (ICND2 v2.0)
  • Interconnecting Cisco Networking Devices: Accelerated version 2.0 (CCNAX v2.0)

For more information on CISCO certifications you can visit: www.netacad.com/careers/certifications

For booking exams please visit our Testing Center

Kursi Çmimi Fatura
CCNP R&S – ROUTE 555.00 € Shkarko 

 

Për klasat dhe oraret e ardhshme, ju lutem klikoni këtu.

Registration for : CCNP R&S 1: ROUTE (2.0)

[contact-form-7 404 "Not Found"]
Apliko Tani

Share This Course