
Bazat e sigurisë për Android™
Ky është kurs profesional 12-orësh trajnimi që mbulon plotësisht modelin e sigurisë Android™ dhe shqetësimet nga pikëpamja e zhvilluesit dhe përdoruesit fundor.
Objektivat
Pas përfundimit të këtij kursi, studenti do të jetë në gjendje t’i përmbushë këto objektiva:
- Të kuptojë arkitekturën e softuerit Android;
- Të kuptojë modelin e sigurisë së Android;
- T’i ndërtojë aplikacionet e Android me praktikat më të mira të sigurisë në mendje;
- Të ndërtojë aplikacion më të sigurt dhe më të fuqishëm që është atraktiv për klientët.
Pasqyrë
Kursi përfshin komponentët e mëposhtëm:
- Mësimi 1: Lejet
- Mësimi 1: Ushtrime në laborator
- Mësimi 2: Menaxhimi i dosjes së politikave
- Mësimi 2: Ushtrime në laborator
- Mësimi 3: Privatësia dhe mbrojtja e të dhënave të përdoruesit
- Mësimi 3: Ushtrime në laborator
- Mësimi 4: Sigurimi i deponisë
- Mësimi 4: Ushtrime në laborator
Audienca
Kursi është krijuar për këdo që ka njohuri dhe aftësi bazike në zhvillimin e aplikacioneve Android. Kandidatët mund t’i përmbushin parakushtet e kursit duke ndjekur kursin e Zhvillimit të Aplikacionit Android (AND-401) ose me njohuri ekuivalente me kursin.
Orari
Ky kurs ofrohet në 12 orë mësimore të trajnimit.
Orët zakonisht mbahen tri herë në javë në seanca prej dy orësh. Janë dy kombinime të mundshme të ditës: E Hënë – E Mërkurë – E Premte ose E Martë – E Enjte – E Shtunë.
Certifikatat e asocuara
AND-402: Provimi Android Security Essentials
Pyetjet e këtij provimi bazohen në përmbajtjen e kursit “Android Security Essentials”.
Pas dhënies së këtij provimi, do të merrni vetëm një raport të rezultatit. Duhet të kompletoni provimin AND-403 Monetizimi i Aplikacioneve Android për të marrë certifikatën “Inxhinier i certifikuar i Aplikacioneve Anroid”.
Për më shumë informata, ju lutem vizitoni Qendrën tonë të Testimit.
Kursi | Çmimi | Fatura |
Bazat e sigurisë për Android™ | 98.00 € | Shkarko |
Për klasat dhe oraret e ardhshme, ju lutem klikoni këtu.