A JE GATI PËR TË APLIKUAR?

ABOUT TDI

photo

Bring Youth to Fun & Study

A.U.K Training and Development Institute is committed to playing an active role in the ongoing reconstruction and transformation of Kosovo, by helping advance Kosovo society into a competitive society through professional development of individuals...
READ MORE

Facebook Recent Posts

The next International Project Management Preparatory Program starts on September 14, 2019! ✅40 training hours September 14 | Every Saturday..

8 likes, 0 comments1 week ago

A.U.K - Training and Development Institute

3 likes, 0 comments1 week ago

Aplikimi për Trajnimet Online në projektin KosLift është HAPUR! Mësoni përmes internetit, në çdo kohë, kudo dhe mësoni aftësi të..

16 likes, 0 comments1 week ago

Do you need the English language for communication at work? ✅If yes, join our next Business English Training! ✅Enhance your reading, writing,..

16 likes, 0 comments2 weeks ago

To beat a hacker, you need to think like a hacker Learn the most advanced hacking tools and techniques used by hackers and information security..

21 likes, 1 comments2 weeks ago

Training Courses
+
Individuals Trained
+
Individuals Certified
+
Businesses Served
+
Deklarata

Gent Reshtani

Kur duhet të zgjidhesh, fillosh dhe avancosh karrierën e suksesshme, zgjidhni më të mirën.  Unë kam zgjedhur Institutin e AUK për Trajnim dhe Zhvillim. Mënyra se si e kuptuan mendësinë time, duke avancuar shkathtësitë e mia dhe duke më ndihmuar që t’i realizoj qëllimet e mia u bë baza primare në ndërtimin e karrierës sime.  Instituti për Trajnim dhe Zhvillim gjithmonë ka qenë i suksesshëm duke na mësuar sipas përvojave personale dhe me leksione me pasion, të cilat më kanë bërë më të aftë dhe më të gatshëm për të arritur qëllimet e mia. Mësimet që i kemi nxjerrë nga Instituti i Trajnimit dhe Zhvillimit qëndrojnë me ne, shumë kohë pasi t’i kemi përfunduar kurset tona... ato mbesin për gjithmonë!

Mrika Hana

“Kam qenë pjesë e Kursit përgatitor PMP gjatë periudhës tetor 2012 - janar 2013, organizuar nga AUK TDI. Ky program përbëhej nga informata të shumta në fushën e Menaxhimit të Projekteve sidomos Libra PMP, si dhe puna e palodhshme e trajnerit i cili ka qenë shumë i dobishëm duke na ofruar këshilla dhe teknika të ndryshme dhe shumë materiale të nevojshme. Falë këtij programi kam arritur t’i përmirësoj njohuritë dhe shkathtësitë e mia në Menaxhim të Projektit, dhe këtë trajnim ia rekomandoj të gjithë menaxherëve të projekteve të interesuar në avancimin e shkathtësive dhe njohurive të tyre, sepse vërtetë ia vlen.”

Amella Kuzmini

“Ligjëratat PMP ishin përvojë sfiduese e të mësuarit dhe për këtë arsye konsideroj se isha me fat që isha pjesë e Programit të AUK TDI PMP dhe rrjetit PMI.  Së pari, për shkak të njohurive të gjera mbi Menaxhimin e Projekteve, të ligjëruara nga trajnues me eksperiencë, njohuri dhe karizmatikë, Visar Jasiqi dhe Uragan Alija. Së dyti, për shkak të organizimit dhe kujdesit të jashtëzakonshëm të ofruar nga administrata e palodhshme e AUK TDI, me theks në Fatos Bajraktarin.  Së fundi, por jo me më pak rëndësi, për shkak të kohës së mirë që kaluam së bashku si ekip, të gjithë me prapavija të ndryshme dhe të pasura profesionale.”

Agon Maloku

Meqë e ardhmja ime profesionale është orientuar në Rrjetëzim, kontaktova me AUK sepse programet e tyre të trajnimit ishin më të mirat në vend.  AUK TDI - Cisco ofron një gamë programesh të certifikimit, rrjetëzimit, trajnimit dhe testimit për të përmbushur nevojat e profesionistëve të Rrjetit dhe gjithashtu nevojat e mia si një ndjekës i kësaj fushe. Ai më ka ndihmuar t’i përmbush qëllimet e mia, si fillimi karrierës në inxhinieri të rrjetit dhe të gjetja e punës në këtë fushë. Ky program, trajnuesit dhe vetë institucioni ofrojnë kushte shumë të mira studimi, përfshirë praktikimin e gjërave që i mësojmë në pajisje të vërteta, marrin fidbek të menjëhershëm mbi punën tonë dhe përmes projekteve bashkëpunuese dhe prezantimeve përgatitemi për tregun e punës.

Burim Mexhuani

“Gjithmonë kam pranuar shërbime të mira nga AUK TDI. Koha dhe cilësia kanë përmbushur gjithmonë pritjet e mia dhe çdo gjë është komunikuar në mënyrë profesionale dhe me kohë.  Për ta avancuar anglishten time, mora kursin e TOEFL dhe trajnimin për Cisco, të cilët më ndihmuan në ndërtimin e aftësive jetësore.  Ne konsiderojmë se ekipi i AUK TDI është partner zhvillimi i cili është dëshmuar të jetë kreativ në zgjidhjen e problemeve, i besueshëm në angazhimet kohore dhe përgjithësisht konsistent në përmbushjen e pritjeve tona.  Puna ishte përtej asaj që mund të kisha pritur.  Punë e mrekullueshme! Shërbim i shkëlqyer gjatë gjithë kohës nga fillimi deri në fund. Shërbimi dhe vëmendja personale janë të jashtëzakonshme.”

Vigan Hoxha

“Kam marrë pjesë në kursin përgatitor për certifikim PMP me qëllim që (1) të rishikoj kuptimin tim të menaxhimi të projektit, (2) të mësoj mjete/teknika të reja, dhe (3) të fitoj certifikimin PMP. Ky kurs, i drejtuar nga ligjëruesi me përvojë i PMP, kombinonte shpjegime teorike dhe të përvojës/praktike. Tani i aplikoj mjetet/teknikat e reja në vend të punës dhe kam fituar kredencialet e PMP. Ia rekomandoj këtë kurs të gjithëve që punojnë në menaxhim të projekteve:”

Drita Gashi Januzi

“Gjatë 6 javëve të trajnimit tim për Bankierë në Institutin e AUK-ut për Trajnim dhe Zhvillim, i kam zgjeruar njohuritë e mia bankare dhe jam pajisur me teknika të fuqishme bankare.  Ky trajnim më mundëson të identifikoj, analizoj dhe raportoj përparësitë e dobësitë me qëllim që ta minimizoj rrezikun e kapitalit, bilancit të gjendjes, dhe reputacionit të kompanisë.  Trajnuesit në AUK TDI demonstruan një shkallë të lartë të ekspertizës dhe prezantimet e tyre ishin të qarta dhe të zbatueshme.”